All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Prof. Dr. Tonin Gjuraj emërohet rektor i Universitetit Europian të Tiranës

All - Paragraf - 1

Prof. Dr. Tonin Gjuraj është emëruar rektor i Universitetit Europian të Tiranës. Vlen të theksohet se është një rikthim për të pasi Gjuraj ka mbajtur dhe më herët këtë post dhe dha dorëheqjen në vitin 2018, për t'u rikthyer sërish si rektor i këtij universiteti.

All - Paragraf - 3

Dr. Tonin Gjuraj ka përvojë të gjatë në arsimin universitar, pasi gjatë viteve 1993 - 2007, për 14 vite ka qenë pedagog i brendshëm në universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe përgjegjës i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Gjatë viteve 2007 - 2009 ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në shtetin e Izraelit, duke dhënë dorëheqjen për t'u rikthyer në Universitetit Europian të Tiranës, i cili kishte qenë një ndër themeluesit e këtij institucioni të sektorit privat të arsimit të lartë që në vitin 2006.

Ishte dekani i parë i Fakultetit të Shkencave sociale dhe zv.rektor, pas 2009-ës për procesin mesimor.

Më pas, gjatë viteve 2010-2018, ka mbajtur postin e rektorit të UET-së, për dy mandate, duke shenuar:

- akreditim dhe riakreditim të të gjitha programeve me maksimumin e viteve, UET rankohet i pari universitet në vend në vitin 2011 nga Centre for Higher Educatiin - CHE, një kompani gjermane, e cila pilotoi një projekt për të dy sektorët e arsimit të lartë në vend; kulmon me riakreditimin institucional nga Agjencia britanike QAA, me vlerësimin përmbledhës "shumë mirë", duke përmbush "plotësisht" standardet e cilësisë në të gjitha fushat.

Universitetit Europian i Tiranës është kampion i ndërkombëtarizimit, partneriteteve dhe projekteve kërkimore në vend, veçanërisht në shkëmbimet studentore e të stafit në kuadër të Erasmus +., etj.arritje akademike e shkencore të provuara. Kontributi i veçantë në kthimin apo ristrukturimin e UET-së në një universitet të madh, polivalent, me larmi programesh e profilesh, aq të kërkuar nga maturantet.

Dr. Tonin Gjuraj u dorëhoq nga posti i rektorit të UET-së në 2018-ën, duke u rikthyer në shtator të 2020-ës.

Të fundit