Flash News

KRYESORE

Profesoresha e Oxford: Vaksina e coronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë

Profesoresha e Oxford: Vaksina e coronavirusit mund të jetë gati

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë shprehur optimistë se një vaksinë ndaj Covid-19 mund të jetë e gatshme në shtator.

Sarah Gilbert, profesore në Universitetin e Oksfordit, thotë se është "80% e sigurt" se arritjet që po zhvillohen nga ekipi i saj do të rezultojnë efektive deri në vjeshtë, edhe pse është vlerësuar se kjo do të zgjasë 18 muaj.

"Unë mendoj se ka një shans të lartë që ajo të funksionojë bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri më tani" , tha ajo.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka treguar se nëse rezultatet do jenë pozitive, ajo është e përgatitur të financojë miliona doza paraprakisht.

Kjo do të thotë që nëse testet janë të suksesshme, një imunizim kundër Covid-19 do të ishte në dispozicion të gjerë për publikun menjëherë.

Të fundit