Flash News

KRYESORE

Profesori i Universitetit të Oksfordit tregon pse izolimi shkakton lodhje dhe pagjumësi

Profesori i Universitetit të Oksfordit tregon pse izolimi shkakton lodhje

Një 27 vjeçare britanike tregon se ndihet e rraskapitur dhe zgjohet gjatë gjithë natës nga ëndrra të këqija që prej fillimit të periudhës kur po qëndron e izoluar.

‘Më duket sikur nuk kam fjetur. Ndihem sikur po kaloj një makth,’- shpjegon 27-vjeçarja për Sky News. Ky nuk është rasti i vetëm.

Për shumicën e britanikëve, jeta e përditshme e ka humbur rrjedhën normale. Të mos kesh nevojë të udhëtosh për të shkuar në punë, do të thotë më shumë qëndrim në shtrat dhe me këtë logjikë më shumë relaks. Por mesa duket nuk ndodh kështu.

Shumë njerëz po raportojnë se e kanë më të vështirë të zgjohen në mëngjes.

Profesor Espie nga Universiteti i Oksfordit, që studion gjumin shpjegon se ndryshimet në jetën tonë si rezultat i izolimit po ndikojnë në ciklet tona 24-orëshe të zgjimit, të njohur si ritmet cirkiane.

‘Patjetër që kam vënë re më shumë njerëz që kanë probleme me gjumin. Ka shumë këshilla për të qenë mirë gjatë ditës duke qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për veten tuaj, por është gjithashtu e rëndësishme të ndiheni mirë gjatë natës.’

Profesori argumenton se gjumi është thelbësor në jetën tonë dhe vetëm pse ndodh automatikisht, ne e marrim atë si të mirëqenë.

“Tani që ne qëndrojmë në një vend shumicën e ditës, është e lehtë që gjumi dhe zgjimi të bashkohen.

Kjo, sjell një ‘ndryshim’ të ritmeve tona cirkiane dhe mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të lodhur gjatë ditës.

Roli i dritës natyrore të jashtme është i rëndësishëm për mënyrën se si funksionon cikli i gjumit te një person, me receptorët e syve që reagojnë më fort ndaj dritës së diellit”, sqaroi profesori.

Më tej shtoi: ‘Ne e përdorim dritën e ditës si diçka që trajnon ciklin 24-orarësh të trupit tonë.

‘Njerëzit po marrin më pak dritë të ditës pasi nuk po zgjohen herët. Kjo humbje e dritës dhe ndryshimi i zakonit lejon që ora e trupit të zhvendoset dhe kjo mund të sjellë një ndjesi të keqe. ‘Është e rëndësishme të mbash një rutinë dhe të marrësh dritën e ditës. Kjo do të thotë të ngrihesh në orën tënde të zakonshme, të vishesh etj’, tha ai.

Për të përmirësuar situatën, profesori Espie na sugjeron disa këshilla:

  1. Fjetja në orar të rregullt, pavarësisht nëse jeni njeri mëngjesi apo një ‘buf natë’
  2. Mos shkoni në shtrat shumë herët, shkoni vetëm para se të ndiheni të përgjumur
  3. Lejoni që hapësira juaj e gjumit të ketë ndriçim të ulët
  4. Nëse një person nuk mund të flejë, ai duhet të ngrihet dhe të bëjë diçka tjetër për një kohë të shkurtër, para se të provojë të flejë përsëri
  5. Mbajtja e një rutinë gjatë ditës, përfshirë ngritjen në një moment normal dhe veshjen
  6. Ekspozim i përditshëm ndaj dritës së ditës, qoftë përmes stërvitjes apo edhe vetëm duke qëndruar në derën tuaj të përparme.

Të fundit