Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria po kalon orë të vështira dhe bash ajo që duket si theqafja e madhe, një përplasje ose konfrontim civil me pasoja të papërballueshme, për një vend që mezi rri në këmbë kështu si është, 29 vjet pas ardhjes së lirisë, pikërisht ajo rruga e qoftëlargut, duket se po ndiqet me besnikërinë më të madhe.
Në këtë situatë të rëndë ku kriza, teksa duket se ka kaluar majën, ditën tjetër njeh një kulm të ri, ka shumë zëra që janë bërë pjesë e debatit publik. Zëra kurajozë duhet thënë, se nuk është dita më e mirë për lirinë, që kanë dalë në ekrane e në forume, dhe kanë denoncuar atë që e quajnë regjim të Edi Ramës.
Në mes të kritikëve bie në sy një artikulim i veçantë, siç është ai i zotit Besnik Mustafaj.
Pjesa më e madhe e analistëve e pranojnë se Rama duhet të largohet, por kur vjen puna te zgjidhja, te dalja nga kriza, te një marrëveshje e mundshme, askush nuk ndalet në veçanti dhe nuk ka një ide shumë racionale. Koha është e emocioneve të forta. Ata që janë kundër Ramës, thonë se kryeministri duhet larguar siç largohet një regjim. Natyrisht, ka emra, publicistë dhe njerëz publikë që janë në krahun e shefit të mazhorancës, dhe mbajnë qëndrimin e tyre se Rama duhet të largohet me zgjedhje, se opozita kërkon pushtet në tavolinë, e kështu me radhë.
Besnik Mustafaj ndoshta është i vetmi që prej fillimit kërkon në daljet e tij publike, platforma për daljen nga kriza.
Ai u shpreh dhe dje se të dy palët, duhet të shpallin platformat e tyre, dhe me siguri, aty do të gjendet ndonjë pikë e përbashkët nga ku mund të nisë dialogu.
Kur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha shpallën një dokument me 10 pika për sigurimin e zgjedhjeve të lira nga muaji Shkurt, Besnik Mustafaj i pranishëm në atë takim, tha se binte dakord me atë gjetje, por u shpreh se duhej sjellë në jetë një instrument që të kishte atë sharmin për të qenë i pranueshëm nga ndërkombëtarët dhe deri diku edhe nga qeveria.
Mustafaj ka thënë vazhdimisht se qeveria do të jetë njëra palë, për daljen nga kriza.
Ish-ministri i Jashtëm nuk e fsheh asnjëherë se ai është anëtar i Partisë Demokratike, votues i saj, dhe ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme për aksionet e opozitës. Ai ka vlerësuar veçanërisht faktin se radhët e qëndresës nga protesta në protestë nuk janë tkurrur, dhe këtë e ka quajtur frymë. Po ashtu, ka pranuar se kreditet e Lulzim Bashës janë rritur ndjeshëm. Por ai pohon gjithnjë se vetë nuk është partizan i revolucionit, por i zgjidhjeve politike, i marrëveshjeve mes palëve.
Ndërkohë është i qartë dhe i vendosur në kritikat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Ka deklaruar se kryeministri nuk e njeh historinë, ka harruar kur ai vetë nxirrte artifica dhe zgjedhjet janë shtyrë prej se e kërkonte ai në 2007. E ka denoncuar që ka marrë gjithë pushtetet. Ka folur për aferat e rënda korruptive me koncesionet, dhe dy ditë më parë, tha në një analizë se, për fat të keq, shteti i së drejtës ka rënë.
“Jemi në kushtet kur ka rënë shteti i së drejtës, mungojnë garancitë, mungojnë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Mustafaj.
Shkrimtari është kundër mbajtjes së votimeve më 30 qershor. Ai tregoi se është aktiv këto ditë në takimet informale që ka me diplomatë dhe përfaqësues të vendeve të BE në Tiranë. Madje, u ka bërë edhe një pyetje të drejtpërdrejtë:
“Çështja që kam ngritur me ta, është se nëse shkohet kështu në zgjedhjet vendore, si do të jenë deklaratat e vendeve të tyre: Që ishin zgjedhje të lira e të ndershme?!”
Ai ka një pikëpamje të veçantë edhe për përmasën tjetër që ka marrë tashmë kriza, ku ka një përplasje të fortë mes qeverisë, Ramës dhe Presidentit. Sipas tij, ky debat i intereson kryeministrit pasi largon vëmendjen nga thelbi i krizës. Thelbi, thotë Mustafaj, janë pakënaqësia e madhe ndaj qeverisë dhe kryesorja, çështja e votës së lirë.
Në kushtet kur palët po shkojnë në skaje dhe fundi nuk ngjan se do të jetë i lumtur, kur nuk ka një ndërhyrje të dukshme dhe energjike europiane, fjalët dhe idetë e Mustafajt mund të ishin një nisje e mirë drejt daljes nga kriza, drejt një marrëveshjeje.
Ndoshta dy platformat siç kërkon ai, mund të takohen diku. Ai mund të ishte një moment armëpushimi, dhe më tej tonet mund të ulen dhe palët mund të gjejnë dakordësi të tjera.
Besnik Mustafaj, edhe pse me detyra të larta politike, si ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, apo deputet edhe anëtar kryesie i PD, ka ditur të ruajë profilin e tij dhe u qëndron të vërtetave që mendon, edhe kur ato nuk u pëlqejnë demokratëve, apo liderëve. Ndaj ai është i besueshëm dhe bindës në analizën që bën. Dhe padyshim, është dikush që të dy palët ia vlen t’ia dëgjojnë zërin, dhe pse jo, t’i ngarkojnë edhe më shumë përgjegjësi në këto orë të errëta, nëse vërtet kanë vullnetin për të dalë nga kriza, e për të gjetur një zgjidhje.
*Gazeta MAPO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38