Flash News

KRYESORE

Profil/ Deputetja e re e PDIU-së, ka qenë më herët me LSI-në

Profil/ Deputetja e re e PDIU-së, ka qenë më herët me

Elena Xhina do të jetë deputetja më e re e parlamentit duke marr mandatin e lënë nga Bujar Muçës. Xhina renditej e treta në listën shumë emërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e fundit.

Elena Xhina, është 40-vjeç dhe aktualisht është nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Ajo është me profesion avokate dhe jep mësim si pedagoge e jashtme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në fakultetin Ekonomik.  Nga marsi 2001 deri në janar 2006, Xhina ka punuar si Sekretare seance në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Elena Xhina është e martuar dhe nënë e 3 vajzave. Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë.

Të fundit