Flash News

KRYESORE

Profil/ Drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror

Profil/ Drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror
Helidon Bendo është Drejtori i ri i Shërbimit Informativ të Shtetit. Që prej prillit të 2016-ës ai mbante postin e zv/Drejtorit të këtij instituicioni i zgjedhur me propozim të kryeministrit Rama. Bendo ka mbajtur ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Ai ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Të fundit