Flash News

KRYESORE

Profil/ Kolonelja e parë në Shqipëri që u emërua prefekte e Tiranës

Profil/ Kolonelja e parë në Shqipëri që u emërua

Suzana Jahollari, është prefektrja e re e Tiranës e cila u prezantua pasditen e sotme nga kryeminsitri Edi Rama së bashku me 11 prefektët e tjerë. Jahollari është e para femër kolonele në Shqipëri ndërkohë që së fundmi ai ishte lektore në Akademinë e Mbrojtjes.

Në një intervistë të mëparshme të sajën, Suzana Jahollari ka treguar se gradën e lartë të Koloneles, e ka marrë shumë vështirësi.

“Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysmë. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakricë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurrosh me vlerat e standardet që kërkon koha”, ka rrëfyer ajo.

Gjatë prezantimit ët saj, Rama vlerësoi figurën e Jahollarit duke thënë se ka kryer disa kualikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.

Të fundit