Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Inva Hasanaliaj/ Politiko.al
Zhvillimi i teknologjisë na ka bërë të harrojmë profesione ikonike që para disa vitesh, jo shumë larg nga kjo kohë dixhitale, ishin pjesë e përditshmërisë tonë. Megjithëse nga disa konsiderohet profesion i lënë në harresë, është dikush i lidhur fort pas këtij mekanizmi që mat kohën. Në një rrëfim të veçantë për Politiko.al, “Usta Jani” siç e thërrasin zona përreth, tregon për zanatin e tij si orëndreqës, një zanat qe ka zgjatur 14 vite . Ustai i vëndosur në Tiranë tregon se ky nuk është një zanat i trashëguar nga familja dhe madje babai i tij ka qenë rrobaqepës.
“Gjithmonë zanati yt të duket më i vështirë dhe babait tim i dukej më i vështirë. Ai nuk dëshironte që unë të behesha rrobaqepës. Por kishte një mik që ishte orëndreqës dhe më çoi atje. Aty shkova që fëmijë dhe mësova deri sa dola me dyqan më vete,” tregon ai ndërsa duket shumë i kënaqur me këtë vendim që kishte marrë.
Me kalimin e viteve dhe me zhvillimin e mekanizmit të orës, edhe ky profesion (zanat) ka ndryshuar.
"Puna ishte më e vështirë më përpara sepse duhet të bëje modifikime dhe shumë gjëra të tjera ndërsa tani çdo gjë është e gatshme . Kjo i bën riparuesit më tepër montator sesa riparues. Edhe koha që i duhet t`i kushtojë riparimit të orëve ndryshon . Ka disa raste si përshembull orët automatike me vetëkurdisje që janë pak më të ndërlikuara . Sigurisht që ka edhe orë të cilat nuk i bëjnë dot të gjithë orëndrqësi, i bëjnë vetëm të vjetrit,” tregon Jani me keqardhje për numrin e vogël të orëndreqësve që kanë ngelur tani.
Kostot e rregullimit të orëve janë minimale, edhe pse ndonjëherë ustai shpesh është ndeshur me orë luksi, markat e të cilave kanë pushtuar botën. Mirjani i cilëson disa klientë si të “fiksuar” dhe na bën kështu të kuptojmë se nostalgjikët e orëve mekanike nuk zgjedhin të shkëputen lehtë prej tyre. Mosha nuk ka të bëjë, sepse midis tyre ka klientë të rinj përgjithësisht djem që janë klientë të rregullt. Në mesin e klientëve të tij ai thotë se nuk mungojnë as njerezit e njohur për publikun, madje edhe deputete.
“Njerezit përsëri e duan orën në dorë, sado që të ketë telefonin, ora është bizhu. Më tepër e mbajnë për bizhu sepse duket dora bosh. Jo për të kontrolluar orën por më tepër sepse ora është si puna e veshjes nuk e zëvendëson dot.”
Edhe pse vitet kalojnë ai nuk e sheh me pesimizëm të ardhmen e këtij profesioni. Zanati sipas tij nuk vdes kurrë, por e vetmja keqardhje për të është sepse brezi i ri nuk e shikonsi profesion këtë zanat. Është një profesion që kërkon shumë kohë dhe impenjim për këtë gjë njerëzit nuk kanë interes. Ata duan të shpërblehen shpejt madje pa pasur ose pa krijuar një farë eksperience por ky është një profesion që sipas tij të kërkon shumë kohë. Është përpjekur që këtë profesion ta trashëgojë brenda familjes së tij por thotë se djali nuk ka pranuar. Për të ishte një profesion që i jepte shumë pak komoditet dhe preferoi të vazhdonte Financë. Mes përpjekjeve për ta tërhequr të birin drejt këtij zanati ai thotë se ka përdorur edhe fitimet të cilat do t`ia jepte të gjitha të birit por asgjë nuk pati sukses. Çdo gjë ka ndryshuar me kohën madje edhe klientët që për të duket se janë përmirësuar.
Në krahasim me vitet e para kur ka punuar ai tregon se klientët ishin më të vështirë kjo ndoshta edhe sepse orët nuk ishin shumë të përhapura. Kishin gjithmonë frikë se mos ndoshta orëndreqësit do të merrnin një pjesë të orës së tyre për ta vendosur te një orë tjetër por kjo lloj paranoje duket se është zbehur. Ustai thotë se deri diku kjo është e vërtetë sepse ka disa lloj personash që për shkak të padijes bëjnë këto veprime të cilat në fund dëmtojnë profesionistët si ai, duke përmbyllur kështu rrëfimin e tij, me shpresën që ky profesion nuk do të harrohet.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38