Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga bashkitë që kishte PD, e Shkodrës ka mbetur e fundit pa rënë. Ka lindur në fakt një rrethanë tjetër kompromentuese. Përpos 5-përqindëshit mjeran, po del se kandidati i Ramës paska probleme me dekriminalizimin. Pra mungesës së legjitimitetit, i shtohet një problem i fortë legal. Nëse kjo del e vërtetë, fort të diskutueshmet votime të 30 qershorit, marrin një goditje vdekjeprurëse
Voltana Ademi, kryetarja demokrate e Shkodrës, ngjan se do të dorëzohet e fundit në lirimin e zyrës, pas procesit të çuditshëm të 30 qershorit, nga ku u emëruan 61 shefa bashkish. Siç bëri dje, me gjasë edhe sot, ajo do të vazhdojë të dërgojë në adresat e gazetarëve, emaile për një punë që po bëhet atje. Një rrugë apo një rikonstruksion. Si për të dhënë me një përpjekje finale idenë se ajo vazhdon punën, dhe se rilindasit ende nuk e kanë marrë kalanë e Shkodrës.
Krahasimet mund të çalojnë shumë në këtë rast, por Rozafa qëndroi më shumë nga të tjerat edhe përballë turqve, po ashtu komunistët Shkodrën e morën të fundit, dhe e dorëzuan të parën.
Ai është një truall demokratësh dhe kjo është në Shkodër tashmë një stil jetesë. Anti-konformistë në gen, shkodranët i kanë tëhuajtur gjithnjë pasardhësit e komunistëve. Shifra e 30 qershorit është ulëritëse në këtë Bashki. 5 përqind pjesëmarrja.
E megjithatë, Edi Rama kërkon ta marrë këtë qytet, se fiksim të fortë e ka Shkodrën. Sigurisht bëhet fjalë për një lloj të ri pushtimi. Sepse nuk mund të quhet ndryshe, kur nuk gëzon konsensusin e 95 përqind të votuesve të një zone.
Në gjithë këtë atmosferë makro në gjithë vendin, ka pjesën e vet edhe Voltana Ademi.
Ajo prej 4 vitesh është në një betejë të vazhdueshme politike. Zor se mund të besosh se lufta me kryeministrin ka qenë zgjedhja e saj. Ajo nuk i ka as mundësitë, as mjetet, as potencialin të bëjë beteja me shefin e madh të qeverisë, që ka një mijë e një instrumente në dispozicion.
Voltana besohet se ka dashur të jetë një menaxhere lokale. Nuk e ka kërkuar vetë sherrin. Por Edi Rama ia ka ofruar vazhdimisht. Duke e denoncuar, tallur dhe fyer shpesh publikisht. Mesa duket kryetarja e Shkodrës nuk ka bërë dëme të tjera, pasi kryeministri patjetër që do të kishte futur në lojë edhe specialitetet e tij të preferuara, që i ka zbatuar jo pak me të tjerë, siç janë shantazhi me polici, prokurori e gjykata.
Në këto rrethana, edhe pse ka gjakuar të bëjë disa punë në qytet, Ademi me siguri ka qenë e detyruar të bëjë edhe përplasjen politike me qeverinë dhe me kryeministrin. Dhe nuk ke zgjedhje tjetër, kur Edi Rama i jep qytetit më të madh të veriut më pak fonde se Roskovecit. Një hakmarrje në fakt ndaj një populli që e ka refuzuar, se sa ndaj një zyrtareje të zgjedhur. Pra, i ka hequr ujin, ushqimin, me idenë për ta pasur më të lehtë marrjen e saj, siç na tregon Kadare që bënë turqit me kastriotët, tek Kështjella.
Nga bashkitë që kishte PD, e Shkodrës ka mbetur e fundit pa rënë. Ka lindur në fakt një rrethanë tjetër që ka kompromentuar akoma edhe më shumë revanshin rilindas.
Përpos 5-përqindëshit mjeran, po del se i emëruari i Ramës paska probleme me dekriminalizimin. Pra, mungesës së legjitimitetit, i shtohet një problem i fortë legal. Bëhet me dije se pas denoncimit të PD, të Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi, Prokuroria ka nisur verifikimin. Flitet se Valdrin Pjetri ka mohuar, nuk ka raportuar, një fakt nga e kaluara, që lidhet me një dëbim në Itali, për shkak të implikimit në një aktivitet jo fort të këndshëm.
Nëse kjo del e vërtetë, fort të diskutueshmet dhe të papranueshmet votime te 30 qershorit, marrin një goditje vdekjeprurëse. Del se Edi Rama jo vetëm nuk gëzon pëlqimin e më shumë se 5, 10 ose 15 përqind të votuesve, po edhe kaq vite pas debatit të fortë dhe kalimit të ligjit për dekriminalizimin, ai sërish ka afër njerëz me të shkuar problematike.
Pra edhe ky që duket si prurje tjetër, i ndryshëm nga cubat që e kanë shoqëruar Ramën në 6 vite, me pamje të paqortueshme e të folur të shtruar, qenka po prapë me cen. Dhe kjo të çon tek një konkluzion i trishtë, se qenka gjenetike për Ramën. Kur ka mundësi të zgjedhë pa fund, edhe tek socialistët e Shkodrës ka njerëz qytetarë, të shkolluar dhe me integritet, shefit të Rilindjes sërish i kap dora dikë me precedent.
Afërmendsh, kjo më shumë se rënie e Valdrinit, do të ishte një humbje për Ramën, të cilit ende nuk i është tharë damka e krimit në politikë, në parlament, në qeverisje e nëpër bashki.
Kjo fashë e zezë që po i mbështillet 30 qershorit të Shkodrës, e nxjerr në fakt më në dritë dhe e bën akoma më interesant profilin e Voltana Ademit. Ajo ka krijuar mjaft probleme me PD-në atje, me strukturat e partisë, që në krye të mandatit. Ka krijuar jo pak pakënaqësi mes demokratëve, pasi tentoi të ndante dhe të forconte pushtetin personal. Por kur ishte puna për të qëndruar në ballë të rezistencës ndaj mazhorancës dhe Edi Ramës, nuk mungoi asnjë ditë.
Ende janë të freskëta pamjet e protestës gjatë një mitingu të kryeministrit, ku Voltana nga njëra anë po udhëhiqte njerëzit drejt sheshit, nga ana tjetër drejtoi gardhin mbrojtës që të mos prekeshin policët, të cilët, patjetër të urdhëruar, e tepruan jo pak me gaz lotsjellës.
Po të ndodhë që Rama të dështojë të marrë Shkodrën, për shkak të problemeve shtesë tashmë me kandidatin e tij, gjasat janë që në atë qytet të lindë një energji që mund të shpërndahet përtej urës së Bunës. Historia e vonë e ka treguar. Busti i Stalinit, i pari ra në Shkodër. Më tej, në gjithë vendin u rrëzuan shtatoret dhe simbolikat e pushtetit komunist./Gazeta Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38