Flash News

E-TJERA

Profile kandidatësh/ Nada Meçorapaj një grua për të 'papërfaqësuarit' e Vlorës

Profile kandidatësh/ Nada Meçorapaj një grua për të

Nada Meçorapaj është numri 2 në listë e kandidatëve të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nadire (Nada) Meçorapaj ka lindur në Vlorë më 6 janar të vitit 1981. Ajo ka mbaruar gjimnazin “Halim Xhelo” në Vlorë dhe, po në këtë qytet kreu gjithashtu studimet e larta për Administrim Biznes, në Universitetin Ismail Qemali.

Nada rrjedh nga një familje tradicionalisht e djathtë. Eshtë e martuar dhe ka tre fëmijë. Sa i takon karrierës profesionale, Meçorapaj ka punuar në Këshillin e Qarkut Vlorë si specialiste Turizmi, dhe më pas, po në këtë institucion, si përgjegjëse për Programin e Zhvillimit të Turizmit.

Angazhimet në politikën lokale i ka të hershme, si aktiviste e Partisë Demokratike dhe e forumeve të saj, duke u ngjitur në hierarkinë e degës së Vlorës në detyrat e anëtares së Kryesisë, dhe Sekretares së seksionit.

Në zgjedhjet e fundit vendore, Meçorapaj u shpall fituese si pjesë e listës së këshilltarëve demokratë për Këshillin Bashkiak të Vlorës, ku u zgjodh edhe si nënkryetare.

Të fundit