Flash News

KRYESORE

Profili i vrasësit të tregtarit, në 2010 mori peng taksistin dhe u përplas me shtyllën

Profili i vrasësit të tregtarit, në 2010 mori peng taksistin dhe

Policia njoftoi ditën e sotme se Vladimir Kurti 28 vjec dhe Rushdi Hode 25 vjeç janë dy autorët e ngjarjes së dy ditëve më parë në Kamzë, ku gjatë një tentative për të grabitur një market, ata vranë Agim Bucin dhe plagosën gruan e tij.

Sipas informacioneve, dy autorët janë emra të njohur për drejtësinë, madje Vladimir Kurti është i dënuar më parë por për veprën penale të vjedhjes.

Kështu, në vitin 2010, Kurti bashkë me dy shokët e tij Gjon Gjoka dhe Hysen Daci kanë grabitur me dhunë një taksistë dhe më pas i kanë marrë makinën. Ngjarja ka ndodhur në 31 dhjetor të 2010-së kur Kurti bashkë me miqtë e tij kanë marrë një taksi në qendër të Tiranës. Janë nisur për në Bathore dhe kur kanë mbërritur aty i kanë marrë lekët dhe telefonin taksistit.

Më pas taksistin në kërcënimin e thikës e kanë kaluar në sendiljen e pasme dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, por në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur me një shtyllë, duke bërë që të plagosen dhe më pas të arrestohen nga Policia.

Për këtë ngjarje Vladimir Kurti është dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë edhe bashkëpunëtori i Vladimir Kurtit në ngjarjen e Kamzës, Ruzhdi Hode gjithashtu është me precedent penal të mëparshëm. Ai është shoqëruar disa herë për vjedhje të ndryshme në Kamëz, ndërkohë që ishte person i skeduar nga Policia dhe si i dyshuar për ngjarje të tjera.

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hode do përballen me akuzat e “Vjedhje me armë, me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Vepra penale që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm.

Të fundit