Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Profil/Kush është “Illyrian Elite”, tifogrupi që i vuri flakën ndeshjes me Italinë
Një grupim i ri është shfaqur në ndeshjen që u luajt mbrëmë mes Italisë dhe Shqipërisë. Tifogrupi u bë i njohur për publikun, pas hedhjes së flakadanëve në fushë dhe ndërprejen e lojës për disa minuta. Nga Italia vijnë lajme se ka nisur arrestimi i tifozëve që shkaktuan këtë trazirë, por ende nuk dihen emrat e tyre. Por, akuzat hidhen për një grupim i cili quhet “Illyrian Elite”. Grupimi është i ri dhe i panjohur për publikun e gjerë, pasi edhe nga inforamcionet që kanë publikuar në profilin e tyre në Facebook, thuhet se kanë një vit që janë bashkuar në mbështetje të Kombëtares. Po cili është ky grupim dhe çfarë përfaqëson ai?
Nga kërkimi në Google, informacioni që jepet është vetëm profili në rrjetet sociale dhe linqet për incidentin që ndodhi në stadiumin e Palermos. Në postimet që ky grupim ka bërë në Facebook, shihet qartë se duan të mbështesin Kombëtaren, dhe të sjellin një tifozëri që nuk është parë më parë në stadium. Ja çfarë kanë shkrurr disa ditë më parë në përgatitjet për ndeshjen kundër Italisë: “Sapo përfunduam përgatitjet e fundit për ndeshjen e shumëpritur Itali - Shqipëri, në të cilën do bëjmë që të ndihet fort dhe fuqishëm prania jonë, kemi filluar organizimin për Shqipëri- Bosnje. Megjithëse miqësore, ne duam të tregojmë që Illyrian Elite jo vetëm që nuk janë tifoza të zakonshëm, por as ultras të rastit dhe të leverdisë: pikërisht për këtë arsye më 28 mars në orën 18:00 në Elbasan Arena do mirëpresim në mesin tonë çdokush që e ndjen veten ULTRAS dhe që e di çfarë është MENTALITETI i mirëfilltë. Mbi te Gjitha Shqiperia!”.
Nga inforamcionet që ata japin, nuk dihet ende se kush është ky grupim, por në media të ndryshme shkruhet se, grupimi është një nëngrup i “Tifozëve kuqezi” (ende e pakonfirmuar) dhe se janë shkëputur për shkaqe që ende nuk dihet. Politiko.al kontaktoi me këtë grup për më shumë inforamcione, por përgjigjia që morëm ishte: “Nuk flasim me mediat”.