Flash News

KRYESORE

Program me njerëzit e Merkel? Rama komenton deklaratën e Bashës

Program me njerëzit e Merkel? Rama komenton deklaratën e Bashës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kryeopozitarit Lulzim Basha se programi i PD-së është ndërtuar me njerëz të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Nga Delvina, Rama është përpjekur të ironizojë Bashën duke thënë se programi i demokratëve është bërë nga njerëz që jetojnë në një qytet me Merkel.

“Thotë se e kemi bërë programin me njerëzit e kancelares Merkel. Domthënë e ka bërë me disa njerëz që jetojnë në të njëjtin qytet me Merkel”, tha Rama.

Rama foli edhe për premtimet e Bashës për uljen e taksave dhe rritjen e pensioneve, për të cilat tha se janë të parealizueshme.

Të fundit