Flash News

KRYESORE

Programi elektoral i Bashës më i përkrahur nga shqiptarët, rezultatet e sondazhit konfirmojnë

Programi elektoral i Bashës më i përkrahur nga shqiptarët,

Duket se programi i prezantuar nga Lulzim Basha, për këtë fushatë është ai që është mbështetur më shumë nga qytetarët.

Në sondazhin e kryer nga Politiko.al 166 shqiptarë kanë mbështetur programin elektoral të kreut të Partisë Demokratike, ku vlen të theksohet se votimet kanë vazhduar edhe pas mbylljes së tij.

Program i dytë i mbështetur nga 48 qytetarë është ai i kryeministrit Edi Rama, ndërsa i treti me 26 vota është i Ilir Metës. Edhe më parë Basha ka përsëritur se program i PD-së ka lindur nga nevojat e qytetarëve të thjeshtë, ku sigurisht që ka marrë edhe vlerësimin e ndërkombëtarëve.

Pavarësisht se sondazhi është mbyllur, qytetarët vijojnë ende të shprehin mendimin e tyre. Aktualisht Politiko po zhvillon një tjetër sondazh në "Facebook" për koalicionet pas 25 qershorit.

Të fundit