Flash News

KRYESORE

Programi për 31 dhjetorin, Top Channel sulmon sërish Ramën?

Programi për 31 dhjetorin, Top Channel sulmon sërish Ramën?

Ndryshimi i linjës editoriale të Top Channel, duke u pozicionuar për herë të parë përballë kryeministrit Edi Rama, ishte një nga lajmet surprizë të këtij viti që po mbyllet. Në edicionet informative të Top Channel janë transmetuar disa kronika të cilat kritikonin ashpër qeverinë ndërkohë që mes televizionit dhe kryeministrit pati edhe një përplasje në distancë duke marr shkas një lajm.

Por duket se Top Channel ka vendosur ta mbyll në sulm me kreun e qeverisë këtë vit. Spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme, Top Channel ka vendosur ta quajë ‘Parcela 400’.

Termi ‘parcela’ përdoret në bujqësi për hapsirën e tokave të mbjella, por në këtë rast, duke i shtuar dhe numrin, duket se është përdorur për parcelat me kanabis, një fenomen që u përhap thuajse në çdo cep të vendit./Politiko.al

Të fundit