Flash News

KRYESORE

Programi më i ri televiziv, kthen në ekran moderatoret e njohura shqiptare

Programi më i ri televiziv, kthen në ekran moderatoret e njohura

"Pasdite ime" në RTSH HD1 është emisioni më i ri i cili do konkuroje dy emisionet e pasdites në Top Channel dhe Tv Klan.

E veçanta e "Pasdite ime", që do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 17.00, është larmia e tematikave e ndarë në ditë dhe moderatorë të veçantë. Kjo skemë rikthen në ekran edhe disa figura shumë të dashura që janë larguar prej kohësh, ku do të veçonim Estela Ujkën, një nga moderatoret e programeve të para trendy të këtij formati në Shqipëri, "Shoëbiz" në TV Klan, vite më parë. Estela, pas atij programi, iu kushtua punës së saj në bankë, familjes dhe më vonë edhe blogut dhe tani rikthehet sërish në ekran.

Ajo do të prezantojë programin e ditës së enjtes, ndërsa të hënën do të jetë në drejtim Erjona Hysi, gazetarja dhe folësja e njohur, të martën Balina Bodinaku, edhe kjo një rikthim dhe të mërkurën mjekja dermatologe Erjona Shehu, që gjithashtu rikthehet në ekran pasi la studion e lajmeve.

Zonjat të parat dhe pas tyre Eraldo Rexho, gazetari i shoëbiz-it që do ofrojë gjithë lajmet e reja të këtij sektori  për të ofruar një mbyllje  jave me informacione të lehta dhe të këndshme.

Të fundit