Flash News

KRYESORE

Programi/ Tirana mirëpret edicionin e 17-të të Festivalit TIFF, cilat janë filmat pjesëmarrës  

“Tirana International Film Festival” nisi edicionin e 17-të në Tiranë.

TIFF është eventi më i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri, ndërsa këtë vit, veç programit të konkurrimit, TIFF rezervon një hapësirë të madhe për programet dhe shfaqjet speciale.

Tema e këtij viti do të jetë Tranzicioni, një temë kjo kushtuar 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Ndërsa motoja është “No Change, Exchange”.

Me rastin e këtij edicioni të 17-të të TIFF-it, shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, dhe mes tyre edhe dy anëtarë të Akademisë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse.

Festivali zgjat deri më 28 shtator dhe filmat do të shfaqen në kinematë Millenium dhe Agimi.

Të fundit