Flash News

KRYESORE

Progres-raporti për Shqipërinë, Hahn: Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave

Progres-raporti për Shqipërinë, Hahn: Komisioni Evropian

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn publikoi progres –raportin për vendet aspirante, nga ku deklaroi se Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociata me këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka ndjekur reforma, është bërë një transformim në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë rivlerësim të paprecedentë të gjyqtarëve dhe prokuroreve. Maqedonia e Veriut po ashtu ka bërë progres, nisur nga marrëveshja historike me Greqinë duke zgjidhur çështjen e emrit, shembull edhe me Bullgarinë”, deklaroi Hahn.

Nga ana tjetër, Hahn deklaroi se mbeten edhe shumë sfida për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ka ende shumë çështje të rëndësishme në Rajon për t’u përmbushur. Këto vende duhet të kenë më shumë rezultate, sidomos shteti ligjor, qëllimi kryesor i politikës së zgjerimit është të eksportojmë stabilitet, është nevojë që Ballkani Perëndimor të bëjë më shumë progres në pajtim, fqinjësi të mirë referuar nga marrëveshja mes Maqedoninë e Veriut dhe Greqisë. Ne nuk duam të importojmë mosmarrëveshjet. Ka sfida kryesore siç është ekonomia, ka ende vështirësi, duhet zgjidhur çështja e papunësisë, emigracioni i lartë, standardet e jetesës, ulja e lindjeve. Është me rëndësi të sigurojnë që çdo avitet i huaj të garantojë standardet e BE.

Serbia e Mali i zi duhet të punojnë më shumë, e të rrisin përpjekjet”, deklaroi Hahn.

Vendimi final do të shpallet në samitin e 21 qershorit në Bruksel.

Të fundit