Flash News

KRYESORE

Projekt-rezoluta e Egjiptit, Tritan Shehu: Shqipëria sërish votë kundër SHBA në OKB

Zv/kryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, denoncoi se Shqipëria ka votuar kundër SHBA-së në OKB për miratimin e Projekt Rezolutës së paraqitur nga Egjipti për të njohur Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Përmes një shënimi në Facebook, Shehu shkruan se qeveria shqiptare i dha një tjetër ‘goditje’ pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB-së.

Shehu mendon se kjo bëhet edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e atij grupi dhe as Palestina nuk është anëtare e plotë e OKB-së.

Deputeti demokrat sqaroi se ndaj kësaj Rezolute kishte vota kundër, si ajo e SHBA-së dhe të tjera abstenime, ku bënin pjesë vende të BE-së, por edhe vetë Bosnja që është anëtare e Grupit 77.

“Reagimi amerikan ishte i menjëhershëm, duke e konsideruar këtë Rezolutë si një akt të dëmshëm dhe që do të vështirësojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme”.

“Të tilla veprime pa asnjë dyshim veçse bëjnë të dobësohet mbështetja e madhe dhe thelbësore për kombin tonë nga ShBA, të vihen në rrezik çështjet tona madhore kombëtare, si dhe të Kosovës.

“Ne kete menyre ne duke "mbeshtetur" te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qe i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te”, thekson Shehu.

Sipas tij, duke ‘mbështetur’ të detyruar Palestinën, e njohur kjo për qëndrimet e forta kundër Kosovës, jo vetëm që i kundërvihemi pozicioneve amerikane, por realisht dëmtojmë edhe proceset e paqes në atë Rajon, procese, që nuk mund të zhvillohen pa SHBA-të.

Të fundit