Flash News

KRYESORE

Projektet e reja të Lori Hoxhës, video për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor

Ditën e djeshme, Lori Hoxha i është përgjigjur një sërë pyetjesh nga fansat e saj në Instagram. Një nga pyetjet ishte se a vuan ajo nga ankthi dhe krizat e panikut.

Lori i është përgjigjur kësaj pyetje në mënyrë të sinqertë duke thënë se:

"Po kam (ankth dhe kriza paniku). Ka kaluar kaq shumë kohë dhe nuk ka një mënyrë ekzakte për t'u përballuar. Do bëj një video në Youtube për këtë një ditë duke shpresuar të rris ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Ka kaq shumë stigmë rreth kësaj në shoqëri dhe do doja që kjo të ndryshonte. Jam me fat që marr ndihmën që më duhet dhe dua të njëjtën gjë për të gjithë."

Më pas, trashëgimtarja është pyetur nëse do shohim vlogs(blog me postime videosh)  nga ajo?

Lori është përgjigjur që shumë shpejt do të postojë një video. Postimi i videove ndoshta ka të bëjë me ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, megjithëse Lori nuk ka dhënë asnjë detaj.

Të fundit