Flash News

KRYESORE

Projekti i Bashkisë së Tiranës, edhe Varrezat e Dëshmorëve me konçesion

Projekti i Bashkisë së Tiranës, edhe Varrezat e

Bashkia e Tiranës i ka propozuar qeverisë që shërbimin ceremonial dhe mirëmbajtjen e Varrezave të Dëshmorëve t'a jap me Partneritet Publik-Privat.

Paraprakisht mendohet do të vendoset një tarife e përhershme për mirëmbajtjen e tyre, e cila do të vilet bashkë me faturën e ujit e do t’i paguhet privatit. Ndërsa ky i fundit ka detyrim në kuadër të kontratës që të bëjë krasitjen e barit, ujitjen, dekorin e rrugëve, organizimin e eventeve dhe krijimin e një repertori muzikor që do të luhet me rastin e datave përkujtimore.

Bashkia e Tiranës, në relacionin përkatës arsyeton se nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest.

“Ne duam për Tiranën varreza dinjitoze. Ne kemi të drejtë si kryeqytet të nderojmë ashtu siç duhet të rënët për liri. Nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest, të cilat ndonëse janë të kufizuara në kohë, duhen parë si pikë referimi”, thuhet në relacionin e hartuar nga zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Të fundit