Flash News

KRYESORE

Projekti i qeverisë për amnistinë, do të lirohen 164 të dënuar

Projekti i qeverisë për amnistinë, do të lirohen 164 të

Kur parlamenti të miratojë projektin e qeverisë për amnistinë, qelitë e burgut do t’i lënë 164 të dënuar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha në Komisionin Parlamentar të Sigurisë detajet në lidhje me të gjithë të burgosurit që do të përfitojnë.  Nga të dënuarit që pritet të përfitojnë, 141 janë meshkuj dhe 22 janë femra kurse vetëm një është i mitur.

“Amnistohen të gjithë ata të cilët deri në datë 30/09/2019 kanë një vendim të formës së prerë dhe pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit janë dënuar me këtë vendim për 2 vjet për burrat dhe 3 vjet për gratë dhe të miturit ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë duke përfshirë gjobën.

Kategoria tjetër që përfiton janë të dënuarit me burgim të cilët deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në dy vjet për meshkujt dhe 3 vjet për femrat.

Amnistohen femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi moshën 50 vjeç. Amnistohen meshkujt të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë mbi 60 vjeç. Amnistohen personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç”, u shpreh Gjonaj.

Të fundit