Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Projekti i Rejës me kombëtaren: Kam 20 lojtarë, duhen edhe 3-4
Edoardo Reja këtë të hënë është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, por sidomos tregoi objektivat që ka me kuqezinjtë gjatë katër vjeçarit të ardhshëm.
"Mund të bëjmë një program të shkurtër për dy vite. Po të shohim moshën e skuadrës, është relativisht e re. Duhet të rrisim disa lojtarë që të rrisim sa më shumë nivelin teknik. Disa lojtarë shkojnë në të 30-at dhe nuk mund të flasim menjëherë për Europianin, por për Botërorin".
"Kemi raste me lojtarë që nuk ishin grumbulluar më parë, Bare, Gjasula. Ata janë integruar mirë, por mund të performojnë dhe më mirë. Po kërkojmë në të gjithë Europën. Rinovimi duhet të jetë gradual. Kemi Gjimshitin, Veselin, Roshin dhe të tjerë që mund të ecin më përpara. Kemi një skuadër të mirë me rreth 20 lojtarë. Duhet të gjejmë edhe nja 3-4 të tjerë cilësorë", u shpreh Reja.