Flash News

KRYESORE

Projekti i ri një dedikim, Stresi: Veç qaj kur e këndoj këtë këngë për ty

Vitin e kaluar pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, rezultoi e suksesshme për reperin Stresi, i cili rrëmbeu çmimin e internetit me këngën “Sa herë e don”.

Ndërkohë duket se këngëtari do të jetë sërish pjesëmarrës në garë dhe këtë e konfirmon vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

Ai gjithashtu ka treguar se këtë herë do të vijë më ndryshe se kurrë, pasi bëhet fjalë për një këngë dedikuar nënës së tij.

Reperi ka publikuar një foto të bisedës me të ëmën teksa flasin për emocionet e këtij projekti.

“Nuk ishte e lehtë ti këndoj nënës, nënave në përgjithësi. Unë e mbarova si këngë dhe po pres ta mbaroj komplet këto ditë. Konfirmoj edhe pjesëmarrjen në këngën magjike. Të dua nënë”, shkruan Stresi bashkangjitur fotos.

Të fundit