Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Projekti madhor” 1 miliard eurosh i qeverisë, Vasili: Lajm i zi për shqiptarët, lajm i bardh për oligarkët
Në një konferencë për shtyp, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur përkonçensionet te cilat Fondi Monetar Ndërkombëtar i konideron si një rrezik domëthënës, dhe që mund të bëjnë që të rritet borxhi publik me 7%.
Vasali ka përmendur dhe “projektin madhor” të qeverisë që sipas FMN-së do të kushtoj 1 miliard eurosh. Vasali e konsideron këtë një lajm të zi për shqiptarët dhe një lajm të bardhë për oligarkët
Deklarata e plot
Jam në këtë komunikim së bashku me ju, I mbështetur në konstatimet e fundit shumë të rëndësishme që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë për ekonominë shqiptare, konstatime shumë serioze, pse jo dhe të rënda dhe në mënyrë të veçantë që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe Fondi këtu për herë të parë është shumë I drejtpërdrejt lidhur me praktikën shumë negative dhe dëmsjellëse të koncensioneve. E bëjmë këtë komunikim së bashku nga foltorja e Kuvendit, për arsye që ju e dini më së miri se ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohë të gjatë dhe në emër të grupit parlamentar të LSI, unë dhe një grup deputetësh kemi propozuar me kohë një nisëm ligjore për koncensionet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nisëm është bllokuar prej një viti e gjysëm nga drejtuesit e Partisë Socialiste në komision, por në përgjithësi nga I gjithë enturazhi parlamentar I Partisë Socialiste. Ka qenë shumë I qartë ky bllokim, pasi transparenca parlamentare që ne propozonim ishte krejtësisht në të kundërt të qëllimeve që koncensionet kanë, që sigurisht kanë qenë qëllime të errëta, negative, me impakte absolutisht jo pozitive. Histori të tilla të shëmtuara në këto kemi koncensionet në shëndetësi, por edhe në drejtime të tjera, gjithsesi në të tilla raste këto praktika kanë rezultuar seriozisht dëmsjellëse. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar sot na konfirmoi në mënyrë të qartë dhe të prerë që koncensionet na paraqiten si një rrezik domethënës, dhe veç të tjerave mund të bëjnë që borxhi publik të rritet deri në 7%, gjë që rrëzon tërësisht edhe premtimin në programin e qeverisë për ta zbritur në nivelin 60%, pasi ky ndikim I rëndësishëm prej 7% nuk kalkulohet. Gjithashtu Fondi flet qartë, që edhe praktika, “projekti madhor” prej 1 miliard eurosh, I cili do të bazohet pikërisht te koncensionet është as më shumë dhe as më pak, se sa një lajm I zi për shqiptarët dhe një lajm I bardhë për oligarkët dhe pushtetarët. Ndaj për këto arsye, Fondi jo rastësisht nënvizon që ndërkohë që do të kishim të njëjtin impakt kaq negativ mbi ekonominë shqiptare të koncensioneve, pohon gjithashtu që ky menaxhim shumë I dobët I ekonomisë ka krijuar përsëri borxhe të reja. Dhe qeveria që dikur krenohej se do të kishe borxhe zero, sot ka jo më pak se 120 milion euro ndaj bizneseve. Dhe kjo situatë është një situatë e cila rëndohet, pasi dhe vizioni I ekonomisë është krejtësisht I kufizuar, pa vizion dhe pa projekte të reja.
Pohohet gjithashtu që për shkak të këtyre arsyeve të mëdha që lidhen në mënyrë të veçantë me këto negativitete, rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2018. Atë që kemi bërë të qartë me kohë, që praktika me koncesione dhe mungesa e projekteve të mëdha të huaja, investimeve të huaja do të thotë një ekonomi që shkon në mënyrë të pashmangshme drejt regresit dhe krizës së thellë. Këto konstatime, të cilat janë konsideruar konstatime të opozitës, kanë qenë konstatime shumë objektive dhe gjakftohta tonat. Fondi Ndërkombëtar Monetar sigurisht një vlerësues 100% i besueshëm, monitorues i ekonomisë shqiptare por edhe mbështetësi ekonomik i saj në momente të vështira pohon që këto janë problematika shumë serioze. Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, sigurisht do ti ftoja mos ta zgjasnim më historinë qesharake, të mos marrjes në shqyrtim të ligjit të koncensioneve. Në mënyrë që të mos kemi më me historinë e koncensioneve , thashë dhe njëherë tjetër lajme të zeza për shqiptarët dhe lajme të bardha për pushtetarët dhe oligarkët. Në këtë pikëpamje mendoj që sot është koha për një reflektim shumë të forte, shumë të thellë dhe tërheq vëmendjen tuaj dhe të të gjithëve që ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorimin e opinionit publik medias shqiptare dhe profesionistëve të fushës të ekonomisë, pasi bëhet fjalë për një të ardhme ekonomike shumë të dyshimtë, që ecën në një drejtim krejtësisht të panjohur dhe kjo do të përbalte të gjithë shoqërinë shqiptare, pavarësisht nga preferencat partiake që ekzistojnë brenda kësaj shoqërie, me pasoja shumë të rënda
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38