Flash News

KRYESORE

Projekti për Unazën e Madhe, nis shembja e disa banesave

Projekti për Unazën e Madhe, nis shembja e disa banesave

Puna për lirimin e se segmentit ku do të ndërtohet Unaza e Madhe po vazhdon. Sot fadromat ka shembur disa shtëpi në zonën e Shkozës të ndërtuara aty prej vitesh të cilat nuk kanë qenë të pajisura me lejë ndërtimi.

Me urdhër të Inspektorjatit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, fadromat, nën shoqërimin e forcave të rendit,  kanë realizuar shembjen e disa banesave.

 Duket se banorët e  Shkozës janë dorëzuar përball këtij realiteti duke mos bërë asnjë rezistencë ndaj vijimit të këtij projekti.  

Rrugët në dy anët e lumit të Lanës do të zgjerohen, siç është vepruar në segmentin nga Materniteti i Ri deri tek Ura e Shkozës.

Projekti që vazhdon përgjatë Lanës deri në ish–Uzinën e Autotraktorëve, është pjesë e anës lindore të Unazës së Madhe.

Unaza ka arritur tashmë deri në Farkë. Dhe me punimet që do të kryhen përgjatë zgjatimit të Lanës, dy segmentet pritet të bashkohen shumë shpejt me njëri – tjetrin, pasi po punohet në të dyja krahët.

Në këtë mënyrë, pjesa lindore e kryeqytetit dhe jo vetëm, do të ketë akses më të shpejtë në unazën që funksionon aktualisht nga TEG deri tek sheshi Shqiponja, duke u lidhur me rrugën kryesore të zonave juglindore, me autostradën Tiranë-Durrës dhe me rrugën hyrëse të veriut të vendit.

Projekti për rehabilitimin e Lanës dhe zgjerimin e segmentit të unazës së madhe që kalon përgjatë saj nisi që në kohën e qeverisë Berisha dhe kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha. Por ndërtimet pa leje e mbajtën atë peng për katër vjet me radhë.

Të fundit