Flash News

KRYESORE

Projekti që fshihet pas vizitës së Ramës dhe Zaevit në Serbi në tetor

Projekti që fshihet pas vizitës së Ramës dhe Zaevit në

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë pro krijimit të një “Shengeni të vogël”, që do të thellojë edhe më shumë lidhjet ekonomike mes vendeve. Duhet thënë se Kosova dhe Mali i Zi janë kundër këtij projekti, pasi e konsiderojnë si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedono-verior, Zoran Zaev do të jenë më 9 tetor në Novi Sad, ku edhe do të firmosin këtë marrëveshje. Duhet thënë se një takim i tillë nuk është raportuar zyrtarisht në faqen e Presidencës së Serbisë dhe as nga Kryeministria e Shqipërisë. Qëllimi i tre shteteve është që të hiqen barrierat për bizneset dhe të lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe e shërbimeve.

“Ajo që diskutuam është se duam të jemi më specifikë. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht. Është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces,” u tha Vuçiç gazetarëve në lidhje me konferencën e Novi Sadit, që do të zhvillohet më 9 dhe 10 tetor.

Të fundit