Flash News

KRYESORE

Projekti i rëndësishëm i Sazan-Karaburunit, Meta takon Princin e Monakos

Projekti i rëndësishëm i Sazan-Karaburunit, Meta takon Princin e

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Princin Albert II në Marsejë në lidhje me një projekt të rëndësishëm për Sazan-Karaburunin. Në një postim në Facebook, Meta thekson se u ra dakord në veçanti për projektin e  Sazan-Karaburunit, të cilin Prinici Albert II i Monakos u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm, por pa dhënë më shumë detaje.

“Të dashur miq, sot në Marsejë pata një takim të mrekullueshëm me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm”, shkruan Presidenti Meta në Facebook. 

 

Të fundit