Flash News

KRYESORE

Projekti i ri për Teatrin Kombëtar, regjisori nxjerr bllof Edi Ramën: Është plagjiaturë

Një ditë pas prezantimit të projektit të ri për Teatrin Kombëtar nga kryeministri Edi Rama, regjisori i njohur Kastriot Çipi publikon disa foto të një tjetër projekti, që duken thuajse të njëjta.

Sipas regjisorit, projekti danez mund të jetë një plagjiaturë e një studioje ukrainase.

“Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit?  Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operën e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!”, shkruan Çipi.

Sipas Ramës, Teatri i ri Kombëtar parashikohet të ndërtohet në kuadër të një nisme për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.

Projekt-Propozimi i prezantuar është punim i studios ndërkombëtare, BIG.

Të fundit