Flash News

KRYESORE

Projekti i ri/ Si do ndryshojë ish-hotel ‘Dajti’ për llogari të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë bën me dije se së shpejti do të nisin punimet për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Këto punime do të realizohen në vijim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”.

Detaje më të hollësishme për këtë proces, Banka e Shqipërisë njofton se do t’ia komunikojë publikut pas nënshkrimit të kontratës për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.

Rikonstruksioni i godinës do të sigurojë ambientet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, por, gjithashtu, rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore që kjo ndërtesë ruan në memorien e kryeqytetit. Kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun. Ndërsa pjesa tjetër e godinës, do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.

Përgjatë vitit 2016 u ndoqën me përparësi të gjitha procedurat si dhe u përmbushën detyrimet që lidhen me procesin e miratimit të lejes së ndërtimit. Menjëherë pas përfundimit të tyre, Banka e Shqipërisë ka organizuar punën për ndjekjen e të gjitha fazave të prokurimit sipas rregullores përkatëse në fuqi.

Të fundit