Projekti te “Unaza e Re”, Rama ironizon opozitën: Kilometrat e rrugëve s’janë si metrat e teritalit që blinit në MAPO

Pas reagimit të opozitës, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, sa i përket rrugës që do të zgjerohet për shkak të projektit të “Unazës së Re” ka reaguar Edi Rama.

Duke ironizuar politikanët e opozitës, Rama shkruan në Twitter: “Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”.

Kujtojmë që opozita ka publike një rast shkeljeje në hartën e projektit që parashikon zgjerimin e ‘Unazës së Re’. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi theksoi dje se vija e kuqe u postua për të mos shembur pronën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurit si institucion dhe duke u zhvendosur krah banesave të qytetarëve.