Flash News

KRYESORE

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar/ Qeveria gjen një zgjidhje për kullën

Pas shumë debateve është zbuluar projekti i ri i Teatrit Kombëtar, i cili pritet të ndërtohet pas prishjes së godinës aktuale.

Projekti është vepër e arkitektit danez Bjarke Ingels, i përmendur nga kritika si “një nga arkitektët më frymëzues të kohës sonë”. Në foto duket qartë se cila do të jetë pamja që do të ketë godina e Teatrit të ri Kombëtar. Ndërtesa e Teatrit, sipas këtij projekti do ta ketë hyrjen në krahun e djathtë, ku është aktualisht pishina e Teatrit Kombëtar. Sipas fotove të siguruara nga Shqiptarja.com në barkun e Teatrit të ri do jetë një galeri që do të lejojë kalimin për në krahun tjetër.

Pas teatrit duket qartë se ka edhe pallate, por nuk ka asnjë kullë. Përveç skenës së brendshme, Teatri do të ketë edhe një amfiteatër mbi tarracë, pra një skenë verore. Me sa duket ky projekt do të largojë dyshimet e artistëve për ndërtimin e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë ditëve të mëparshme ata kanë pasur në qendër të protestës edhe mungesën e transparencës për projektin e godinës së re. Shqiptarja.com zbulon tashmë se ky është draft-projekti i parë i arkitektit danez, Bjarke Ingels, që tashmë e ka në dorë Ministria e Kulturës për ta studiuar.

Të fundit