Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Projektiligji antishpifje” i hap rrugë censurës: kthen gazetarinë në epokën e Gutenbergut
Projektligji “antishpifje”, i iniciuar nga qeveria shqiptare, e që është hedhur së fundi për diskutim publik nga AMA, si autoriteti i ngarkuar për kthimin në një ligj dhe zbatimin e tij, rrezikon të kthehet në një mjet censure e medias online dhe fjalës së lirë në internet.
MediaLook ka analizuar draftin në fjalë i cili përmban një sërë problematikash konceptuale, që i hapin rrugë abuzimit me këtë draft-ligj, që pritet të integrohet në ligjin aktual nr.97/2013 të mediave audiovizive.
Në parantezë, MediaLook, edhe më herët është shprehur me një sërë artikujsh pro një kuadri ligjor rregullues të tregut të mediave online, me qëllim parandalimin e abuzimit, shpifjes e fyerjes dhe formalizimin e tregut të medias në internet, me kushtin e vetëm që kjo nisëm pozitive e qeverisë të mos degradojë në një mjet censure për to, gazetarët dhe lirinë e shprehjes në një fushë kaq delikate sa është komunikimi në internet.
Parimi bazë mbi të cilën një draft i tillë duhet ndërtuar është jo një kuadër ligjor mbi shpifjen dhe abuzimin në përgjithësi, por një ligj i cili domosdoshmërisht duhet të mbajë parasysh specifikat e mediave online, me tiparet dhe karakteristikat revolucionarizuese të komunikimit në web 2.0 si një vlerë e shtuar në debatin publik, demokratizimin e leximit dhe shkrimit, ndërveprimin qytetar-media dhe “rikonceptimin” e medias e profesioneve të reja online.
Për t’u rikthyer te projektligji në fjalë, janë të paktën tre problematike bazike që mund të prodhojnë këtë censurë mediatike. Le t’i marrim me radhë:
Së pari, draft-ligji në fjalë nuk ka një përkufizim se çfarë do të quajmë dhe përfshijmë në media online. Në këtë dokument të prezantuar, në nenin 3/1 dhe 3/2, mediat online përfshihen brenda konceptit të “ofruesit të shërbimit të publikimeve elektronike” dhe “publikimit elektronik”, me të cilin kuptojmë:
“Ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike” është personi fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike, që ofron shërbime të publikimit elektronik.
“Publikimi elektronik”përfshin por nuk kufizohet në programe/publikime, përmbajtja e të cilave, nëpërmjet internetit, transmetohet/publikohet në mënyrë ditore ose periodike, nga ofruesit e publikimeve elektronike, me qëllim informimin, argëtimin dhe edukimin e publikut.
Përkufizimi i mësipërm i termit ligjor i hap rrugë një praktike abuziviste që tejkalon median online dhe përfshi çdo lloj sektori, faqe apo publikimi në internet, duke prodhuar censurë, pasi i lënë në dorë AMA-së kompetenca ndëshkuese për çdo gjë që ne na shfaqet online, pavarësisht në janë media apo portale filmash, portale kompanish, blogje, rrjete sociale, forume, faqe institucionesh publike a private., mbi çdo gjë.
Nga ana tjetër, në radhët e qëllimeve të listuara në publikimin elektronik anashkalohet një koncept bazik, ai i fitimit, pra i një portali mediatik të krijuar thjesht dhe vetëm për biznes. Ky koncept duhet të ishte themelor në kategorizimin e mediave dhe formalizimin e tregut online, pasi mbi bazën e tij kryhet regjistrimi në “regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike”, si fitimprurëse dhe jofitimprurëse, çka përcakton dhe marrjen ose jo të NIPT-it.
Çështja e tretë, brenda pikës së parë, që është po kaq themelore, ka të bëjë me trajtesën e disa formave të portaleve mediatike që në botën perëndimore njihen si “gazetari qytetare” (citizen journalism), “portale mbledhës lajmesh” (news aggregator) si dhe komentet në këto faqe. Ligji në fjalë i përfshin mediat në “një kallëp”, pa mbajtur parasysh specifikat e tyre, duke sjellë censurë e shkatërruar këto koncepte gazetarie që na kthejnë në epokën e Gutenbergut.
Së dyti, draft-ligji i propozuar, për të njëjtën kundërvajtje administrative vendos një standard të dyfishtë ndëshkimi me gjobë, duke goditur mediat online në raport me televizionet lineare, pavarësisht audiencës që ato kanë, e cila lidhet me masivitetin e dëmit kundrejt palës së dëmtuar.
Pra, shikoni dispropocionin alogjik dhe antikushtetues. Kur një televizion kombëtar, për shembull, me audiencë në te gjithë territorin, i cili transmeton një fake news ose një shpifje të cilësuar si kundërvajtje administrative, dënohet deri në 400 000 lekë dhe në rastet e mosrespektimit të të drejtës së përgjigjes me një gjobë 300 000 lekë:
Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga i licencuari ose i autorizuari, kur nuk përbëjnë vepërpenale, janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
- Me gjobë nga 40 000 deri në 400 000 lekë për rastet kur: a) nuk respekton detyrimet që rrjedhin nga neni 33 i këtij ligji;
- Me gjobë në masën 300 000 lekë për rastin kur i licencuari dhe/ose i autorizuari nuk respekton të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53 të këtij ligji.
Ndërkohë për të njëjtin lajm fake news ose shpifje të publikuar në një media online, edhe pse audienca është me qindra fish më e ulët, masa ndëshkuese për kundërvajtje administrative është më shumë se dyfish, deri në 1 000.000 lekë dhe në rastet e mosrespektimit të të drejtës së përgjigjes me një gjobë 800 000 lekë:
“Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga OSHPE-të, kur nuk përbëjnë vepër penale janë kundërvajtje administrative dhe dënohen:
1.Me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji;
2.Me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji.”.
Ky standard i dyfishtë ndëshkimi për të njëjtën shkelje mund të kthehet në një mjet presioni, censure dhe intimidimi i fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në vend, të cilat, me përsëritjen e kësaj kundërvajtje administrative deri në pesë herë shkojnë drejt mbylljes.
Së treti, në radhët e detyrimeve të mediave online të pagëzuara si “OSHPE”, janë dhe dy pika të para që do të bënin me dhimbje koke të gjithë auditorët e fakulteteve amerikane të gazetarisë, por jo vetëm, dhe mediave më të mëdha në nivel ndërkombëtar. Në to mediat detyrohen që publikimet e tyre të jenë të vërteta, të paanshme e objektive por “spektri i kësaj të vërtete” i mbetet në dorë punonjësve të AMA-s, një institucioni që në raportin e fundit të reporterit Knut Flekenstein, i miratuar në Parlamentin Europian, thuhet se ka bërë një progres të pjesshëm sa i takon transparencës dhe pavarësisë së saj.
Sa më sipër, është e dukshme që projektligji në fjalë ka nevojë për rishikim, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një tematikë kaq të ndjeshme që prek drejtpërdrejtë lirinë e fjalës, të shprehjes, të medias por sigurisht dhe abuzimet me shpifjen, fyerjen e fake news. Ndaj, do të ishte e udhës, që ky draft t’i lihet në dorë edhe ekspertëve të fushës, akademikëve, gazetarëve, pedagogëve, juristëve të pavarur dhe ekspertëve të shkencave të teknologjisë dhe informacionit, të cilët duke njohur konkretisht si problematikat ashtu dhe benefitet e mediave te reja online do të prodhonin një ligj që do ta mbrojë qytetarin e gazetarin, t’i japë mundësi medias të korrigjojë vetveten, e rrjedhimisht do të shëndoshë dhe cilësinë e debatit publik. /MediaLook/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38