Flash News

KRYESORE

Projektligji i qeverisë: Bixhozi monopol shtetëror

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektligjin që parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në Shqipëri.

Në projektligjin, i cili është publikuar nga deputeti Erion Braçe në Instagram, në nenin 1 thuhet se “organizim, zhvillimi dhe ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit”.

Në projektligj bëhet e ditur gjithashtu se bastet sportive dhe lojërat elektronike do ta ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor.

Projektligji në fjalë, do t’i paraqitet seancës plenare për votim ditën e enjten ndërsa më pas do të duhet të marrë edhe firmën e kreut të shtetit për të hyrë në fuqi.

 

 

Të fundit