Flash News

KRYESORE

Projektrezoluta për negociatat, miratohen amendimet e Ditmir Bushatit

Projektrezoluta për negociatat, miratohen amendimet e Ditmir Bushatit

Komisioni i Inegrimit ka miratuar sot amendimet e propozuara nga deputeti Ditmir Bushati për projektrezilutën për çeljen e negociatave të antarësimit në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar mendime në projektrezolutën, për vlerësimin e punës së nisur nga KE. Gjithashtu, Buashti ka kërkuar që të ngrihen organet e drejtësisë brenda këtij viti.

Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari, tha se palët kanë rënë dakord për mendimet e propozuara nga Bushati dhe se janë në pritje të një përgjigjje pozitive nga KE për çeljen e negociatave.

Në projektrezolutën me 10 pika kërkohet “që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojnë të përqendruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Sammit-it të ardhshëm të Këshillit Europiani cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Të fundit