Flash News

KRYESORE

Prokurimet Publike me drejtues të ri, Berisha denoncon pazaret

Ish kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar pazaret në lidhje me emërimin e drejtuesit të ri të Prokurimeve Publike.

Referuar një informacioni të mbërritur në adresë tij, Berisha, shkruan  se "mafiozi Sadri Abazi kap kreun e prokurimeve publike të narkoshtetit"!

"Menaxheri i tij emërohet nga Edvin Hajduti në krye të Komisionit të Prokurimeve. Mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut", shkruan më tej Berisha.

Më poshtë po sjellim informacionin të cilit i është referuar ish kryeministri Berisha.

"Doktor vërtetohen edhe njëherë kapja që Sadriu i Ramës i ka bërë dhe po i bën KPP. Duke emëruar në krye të KPP Jonaid Myzyrin, menaxherin e Sadri Abazit nëpërmjet ndihmës së Taulant Ballës, që i kthen qokën e shpërblimeve në tenderat e radhës. Është  ky menaxheri i Sadri Abazit, që ka denoncuar dhe znj. Grida Duma para disa vitesh kur e emëruan si inspektor për të kontrolluar ndrikullën Evis Shurdha, e cila u pushua për mosbindje, për kërkesat e pafundme të qokave të Ballës. Dhe tani duke e emëruar në krye të KPP. Fituesi është shpallur doktor ndonëse gara vazhdon. Ta gëzoj kryetari i KPP Jonaid Myzyri. Për ta vërtetuar t'i futet SPAK të transkriptoj komunikimet e T. Ballës me kryetarin e ri të KPP. Me këtë emërim e me garë fiktive nuk ngelet më asnjë tender pa menaxhuar".

Të fundit