Flash News

KRYESORE

Prokuroja e Përgjithshme në Durrës jep porositë: Filloni të thelloni hetimet

Prokuroja e Përgjithshme në Durrës jep porositë: Filloni

Pas lajmërimit për nisjen e takimit të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku me prokurorët e Durrësit dhe rrethinave, takim ky që po zhvillohej me dyer të mbyllura, por tashmë kemi disa të dhëna për temat e diskutimit. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, Marku ka deklaruar se prokurorët nuk duhen të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive, por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale.

“Kjo me qëllim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krijuara prej tyre”, deklaroi Marku.

Gjithashtu Marku nuk ka lënë pa përmendur se Durrësi si një nga qytetet porte më të rëndësishme të vendit, rrjedhimisht rezulton me më shumë vepra penale në fushën e kontrabandës.

“Ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit që mund të vijnë nga policia e shtetit apo vetë doganat”, tha Marku.

Të fundit