Flash News

KRYESORE

Prokurorët e dosjes “Habilaj” te Krimet e Rënda, po verifikohen provat për implikimin e Tahirit

Prokurorët e dosjes “Habilaj” te Krimet e Rënda,  po

Tre prokurorët e çështjes së Saimir Tahirit kanë mbërritur në Prokurorinë e krimeve të Rënda, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Janë prokurorët Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani pritet të zhvillojnë një mbledhje në Prokurori për dosjen "Habilaj".

Burime pranë Prokurorisë bëjnë të ditur se përfaqësuesit e organit të akuzës po verifikojnë provat për dosjen në fjalë, ku sipas tyre rezulton i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm.

Ndrëkohë që pritet vendimi i Këshillit të Mandateve, prokurorët po kompletojnë dosjen e tyre për t’i hapur rrugë zhvillimeve të reja që do të çojnë në arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, përfaqësues të grupit parlamentar të PS-së dhe vetë i akuzuari Saimir Tahiri kanë bërë aludime dhe janë shprehur kundër prokurorëve se “ata janë të shtyrë politikisht” dhe se ky proces është politik.

 

Të fundit