Prokurorët e rinj për ‘Shullazin’, gazetarja e Top Channel e revoltuar me Arta Markun: Kjo është paçavure, mjaft me kashtë se nuk jemi dele

Një ditë pasi Arta Marku, kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme kërkoi hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan çështjen ‘Shullazi’, sot është caktuar një grup tjetër prokurorësh.

Por, në këtë njoftim zyrtar nga Prokuroria nuk jepen detaje se kush janë këta prokurorë dhe si është bërë përzgjedhja e tyre.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha i drejtohet me nota kritike Markut, duke i kujtuar se kjo nuk është mënyra e duhur e informimit të publikut dhe gazetarëve.

Reagimi i plotë: 

Ky eshte njoftimi zyrtar nga prokuroria e pergjithshme per dosjen Shullazi e te tjere. Eshte zgjidhur ngerci. Jane gjetur prokurore. Dhe kjo eshte e jashtzakonshme, duhet caktuar nje vend per urime, per te lene llokume. Sot nuk do merrem me kete lajm te gezueshem qe shpetoi nga turpi prokurorine shqiptare, por do trajtoj dicka tjeter dhe kush eshte gazetar besoj do bjere dakord. Keto kater rreshta nuk jane njoftim zonja Arta Marku, jane pacavure.
Hiqni dore nga keto menyra apatike informimi , ne te cilat nuk gjenden elementet e duhur te informimit te publikut:
-Si quhen prokuroret qe do perfaqesojne akuzen e shtetit ne gjykate?
-Kush jane ata ?
Nuk eshte asesi sekret hetimor, vetem nese ndonje prokuror eshte kercenuar dhe behet fjale per te mbrojtur jeten e te tjereve. Ne qofte keshtu, nuk mjaftojne keto 4 gisht leter.
Ne paguajme qe te informohemi. Ata qe jane ekipi i prokurores se pergjithshme zonjes Arta Marku, nuk e marrin rrogen as per top modelê dhe as per top modele.
Informimi ka elemente me detaje sic ishte diten e kaluar me emer dhe mbiemer per listen e prokuroreve kundershtues te shortit.
Jepni informacion te shendetshem , te plote dhe mos u fshihni pas sekretit hetimor. Sekret konsiderohet gjithcka eshte ne nje fashikull. Kaq.
Jepni informacion!
Cfare ka ndodhur dje gjate oreve te mbasdites ne godinen e krimeve te renda, kush ka goditur ke ? Eshte detyre me ligj tna informoni dhe mjaft me kashte se nuk jemi dele. Nuk mund te vazhdohesh keshtu, ligji ka caktuar struktura.
E dyta, ku u bazuat ne transferimin e prokuroreve ne rrethe? Ligji thote qe asnje prokuror nuk levizet pa pelqimin e tij. Dhe mos e merrrni personale, te njejten gje kam shkruar edhe ndaj te gjithe paraardhesve tuaj, atehere kur ata ishin gabim dhe nuk silleshin sipas ligjit si nje prokuror i pergjithshem qe pervec garancive qe i jepen ka edhe detyra.