Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Prokurorët e SPAK që do bëjnë ‘kurbanë’ politikanët, paga më të ulta se rroga e Ramës
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi në një intervistë për Deutsche Welle, transmetuar te dielen, u ndal edhe te rrogat e prokurorëve të SPAK-ut – struktura e posaçme që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta.
Ibrahimi sqaroi se paga e një prokurori do të jetë 1500 euro në muaj, duke shtuar se i kanë propozuar qeverisë rritjen e tyre deri në 2500 euro në muaj.
“Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propoziar qeverisë t'i rrisë deri në 2500 euro”, tha Ibrahimi.
Nese krahasojme shifrat, rezulton se te ardhurat mujore te atyre që mund te çojne politikanet e korruptuart prapa hekurave, jane me te vogla se ajo e kryeministrit Edi Rama dhe pothuajse të barabarta me ate te zv/kryeministrit Erion Braçe.
Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta Panorama më 9 tetor 2017, paga e kryeministrit Edi Rama është 228 mijë lekë të reja në muaj, 187 mijë leke ajo e postit të zv/kryeministrit dhe 174 mijë lekë ajo e një ministri.