Flash News

KRYESORE

Prokurorët tropojanë përballë ‘policëve’ tepelenas

Prokurorët tropojanë përballë ‘policëve’

‘Hoqëm tropojanët, sollëm tepelensit’, kështu e cilësoi deputeti Tom Doshi reformën e ndërmarr nga Saimir Tahiri në Policinë e Shtetit në vitin 2014. Por duket se ‘përballja’ mes tropojanëve dhe tepelenasve tashmë është zhvendosur në një fushë tjetër.

Ditën që prokurorët Besim Hardarmataj, Elisabeta Ymeraj dhe Gentian Osmani u paraqitën në Kuvend ku argumentuan këreksën e tyre për arrestimin e Saimir Tahirit në mediat on-line, të njohura për qëndrime pro mazhorancës, u publikua një lajm që kishte të bënte me origjinën e tre prokurorëve. Sipas tyre të tre ishin nga Tropoja.

Ndërkohë sot, pala tjetër e cila është e akuzuar i përket pjesës tjetër, tepelenasve. Saimir Tahiri, i cili është nën akuzë, është nga Tepelena, por edhe avokati i tij Maks Haxhia është po nga ky vend.

 

Të fundit