Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Prokurori Antimafias italiane: Kriminelët shqiptarë lidhje me grupet italiane, kontrollojë edhe trafikun e kokainës
Prokurori Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, u shpreh se mafia shqiptare që vepron në Itali ka aftësi të bashkëpunojë me mafien vendase dhe për pasojë ka shtritë aktivitetin e saj.
Në një prononcim për mediat pas takimit me kryeprokuroren Marku, De Raho theksoi se grupet shqiptare fillimisht kontrollonin trafikun e drogërave të lehta dhe të armëve ndërsa tashmë edhe kokainën. A tha gjithashtu se autoritetet italiane janë duke kryer një sërë hetimesh sa i takon grupeve kriminal.
“Mafia shqiptare ka aftësi të bashkëpunojë me mafien tonë, kontrollojnë trafikun e drogërave të lehta por edhe të armëve, së fundmi edhe të kokainës. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë të shumta në numër. Ndërsa fillimisht aktivitetin e kanë pasur të përqendruar në zonat bregdetare, tashmë janë përhapur edhe në Italinë qendrore por edhe në Veri. Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të krijojnë aleanca me krimin tek ne, ndaj edhe duhet të vijojmë koordinimin dhe bashkëpunimin për t’i prerë këto lidhje”, u shpreh ndër të tjerash Prokurori Antimafies italiane.