Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Prokurori Anton Martini përgënjeshtron “live” deklaratën e fortë të Anduena Llabanit: Tha gjëra të pasakta!
Gazetarja investigative Anduena Llabani, teksa foli sot për çështjen e Vangjush Dakos dhe të prokurorit qa po e hetonte, Anton Martini ka bërë një deklaratë tejet të fortë.
“Anton Martini u ka kërkuar 3 amasadave të fuqishme mos largohet nga Krimet e Rënda pasi po heton çështje me rëndësi”, u shpreh gazetarja.
Mirëpo, deklarata e saj u përgënjeshtrua “live” nga Prokurori, i cili u shpreh se Anduena ka thënë gjëra të pasakta. “Unë s’kam bërë asnjë ankesë të tillë”, ka ndërhyrë prokurori me një mesazh dërguar Fevziut.
Anton Martini, i emëruar më 10 nëntor Prokuror i Shkodrës, po hetonte së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për përfshirjen e mundshme të tij në blerjen e votave.