Flash News

KRYESORE

Prokurori i Durrësit/ Zëri i Amerikës: Figurë kontroverse me shumë dritëhije

Prokurori i Durrësit/ Zëri i Amerikës: Figurë kontroverse me

Zëri i Amerikës shkruan për atentatin e sotëm ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

VoA ndalet te fakti që emri i prokurorit u lakua së tepërmi nga radhët e qeverisë, të cilët reaguan ashpër lidhur me vendimin për Liridon Pulën.

“Emri i prokurorit Ndoja, u bë i njohur pak javë më parë, pas urdhërit të tij për arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula. Një akt që solli një reagim të fortë nga drejtuesit më të lartë të Qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, të cilët në mënyrë të përsëritur e akuzuan atë si një personazh të lidhur me botën e krimit e që vepron për llogari të bandave të Durrësit.”

Zëri i Amerikës përmend faktin që para se të bëhej prokuror Ndoji ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit.

“Ndoja rezulton të jetë një figurë kontroverse me shumë dritëhije. Përpara se të emërohej prokuror, ai ka qenë avokat, ku mësohet se ka mbrojtur emra të botës së errët të krimit. Më pas ai është përmendur dhe në episodin e sulmit, disa vite më parë në Durrës, të një avokati të njohur të këtij qyteti”-shkruan Zëri i Amerikës.

Të fundit