Flash News

KRYESORE

Prokurori i emëruar nga Arta Marku nuk justifikon pasurinë

Prokurori i emëruar nga Arta Marku nuk justifikon pasurinë

Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Gjatë seancës, pati dyshime mbi njëanshëmrinë e ILDKPKI mbi një raport për pasurinë e prokurorit Rreshka për shkak se vite më parë prokurori në fjalë ka hetuar te Krimet e Rënda një çështje për dyshimet e korrupsionit ndaj ILDKPKI.

Raporti i ILDKPKI ka dalë në përfundim se Rreshka ka kryer deklarim të rremë.

Ndërsa KPK shprehet se prokurori ka deklaruar të ardhura nga qiraja dhe emigracioni gjatë kohës kur ishte student, por KPK-ja ka dalë në përfundimin se ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe nga qiratë e katit të parë të një objekti privat, i cili është ndërtuar në bashkëpronësi me të afërmit.

Dritan Reshka u emërua nga Arta Marku, pak kohë pasi morën detyrën, në krye të Prokurorisë së Tiranës.

 

 

Të fundit