Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Prokurori më i mirë SPAK nuk e bind Zaganin: Servil i pushtetit
Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani shprehet i habitur me përzgjedhjen e prokurorit Anton Martini në përbërje të SPAK-ut - struktura e projektuar per hetimin e politikaneve te niveleve te larta.
Zagani kujton bisedën me Anton Martinin kur Gjykata e Krimeve të Rënda e la në burg pas akuzave ndaj Saimir Tahirit për lidhje me grupin e Habilajve.
“Dhe ky i paturp sot do bëj drejtesinë e vetuar në vendin tim, vajmedet e the mirë o Edi Rama ,që ty e këta që ke rrotull u zente flama për gjynahet ndaj atij populli”, shkruan Zagani në një postim në Facebook.
Statusi i plotë:
Anton Martini dhe SPAK.
Se imagjinoj dot sa poshte ra pazari me drejtesine, kur mendoj se kandidati me i mire per listen SPAK eshte Anton Servili i pushtetit te rradhes.
Dhe sa here lexoj ne shtyp per SPAK me kujtohet seanca e pare e vleresimit arresti ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ne nje moment kur gjykatesia e Sajes doli nga salla per te "pleqeru" vendim, me afrohet te kafazi ky palo njeri prokurori Martini, dhe me paturpesi mbasi kishte firmosur urdher ndalimin pa asnje lloj prove me firmen e tije, me thote "shiko se sta kam bere une kete gje, ta kane bere andej nga ministria e brendeshme koleget e tu".
Dhe ky i paturp sot do bej drejtesine e vetuar ne vendin tim...vajmedet e the mire o Edi Rama ,qe ty e keta qe ke rrotull u zente flama per gjynahet ndaj ati popull.
15 kandidatët për SPAK
- Altin Dumani
- Anton Martini
- Elisabeta Imeraj
- Arben Kraja
- Manjola Kajana
- Enkelejda Millona
- Doroleza Musabelliu
- Klodian Braho
- Ened Nakuçi
- Edvin Kondili
- Besnik Muçi
- Ndini Tavani
- Behar Dibra
- Elida Kaçini
- Anita Jella