Flash News

KRYESORE

Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit, reagon PD:E urdhëroi Donika Prela, u shpërblye me post te Krimet e Rënda

Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit,

Ditën e sotme  Prokuroria e Durrësit pushoi përfundimisht hetimet për esktradimin e Nezar Seitit në Itali, i njohur ndryshe si 'financieri i Habilajve'. Një ditë më parë, Gjykata e Katanias e la të  lirë, duke i ndryshuar masën e sigurisë, në arrest shtëpie. Ndërkohë, sot u pushuan hetimet për ekstradimin e tij në shtetin fqinj nga Prokuroria e Durrësit, në atë kohë (janar të këtij viti) të drejtuar nga Donika Prela, e cila aktualisht është emëruar ne postin e Prokurores së Krimeve të Rënda në Tiranë. PD e cilëson ketë akt si një vepër të mafias ne pushtet. Sipas PD-së, Prela urdhëroi pushimin e hetimeve për të shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila më pas u shpërblye me postin e Prokurores te Krimet e Rënda në Tiranë.

Reagimi i plotë i PD-së:

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore - Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin. Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

Të fundit