Flash News

KRYESORE

Prokuroria e heton për trukim ndeshjesh, menaxheri shfaqet në krah të mesfushorit të kombëtares

Prokuroria e heton për trukim ndeshjesh, menaxheri shfaqet në krah

Të gjithë tashmë e kanë parasysh menaxherin Drini Çaushi, që u bë i njohur në Shqipëri pas video-skandalit, ku tentoi të bindte mesfushorin e Partizanit, Emiljano Vila, të toleronte në ndeshjen e fazës së 4-t të Kategorisë Superiore në ndeshjen ndaj Kukësit gjatë sezonit të kaluar.

Së fundi, Çaushi, i cili është larguar nga Shqipëri që pas plasjes së skandalit në maj të vitit 2017 është shfaqur me mesfushorin e kombëtarës, Ergys Kaçe duke ndjekur një ndeshje të ekipit të Panathinaikosit, shkruan politiko.al.

Por nëse Drini Çaushi është aktiv në rrjetet sociale, dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës, kur tashmë është hapur një proces, ka munguar.

Vetë menaxheri nuk ka reaguar publikisht, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, nëse do të ketë një dënim nga Gjykata. Nisur nga eksperienca, asnjë individ, sportist, menaxher apo që ka pasur lidhje me sportin dhe futbollin në veçanti, nuk është dënuar deri më sot.

Të fundit