Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Prokuroria e Përgjithshme i bën kërkesë KQZ-së: Kajmaku duhet shkarkuar
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon që të shkarkojë kryebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.
Prokurori i çështjes Arben Kraja ka përfunduar hetimet dhe ka arritur në përfundimin se kryebashkiaku i Vorës nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit me veprën që ka kryer, por mandati i tij duhet të përfundojë menjëherë, sepse nuk e ka deklaruar veprën penale për të cilën po hetohej në Greqi, raporton Abcnews.
Subjekti ka qenë nën hetim dhe u arrestua në flagrancë për qarkullim monedhash të falsifikuara. Me vendimin e datës 13.09.2019, Nr.236/2019 të Gjykatës së Janinës, u shpall i pafajshëm. Gjithashtu ai ka qenë në hetim për dy raste nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë, por në të dyja herët procedimet penale janë pushuar.
Për mosdeklarimin e këtij rasti në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku u justifikua se nuk kishte dijeni.
Por prokurori që ka hetuar rastin e Agim Kajmakut hedh poshtë edhe këtë pretendim të tij.
“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se subjekti Agim Kajamaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen këtij fakti para autoriteteve shqiptare,duke ndryshuar në datë 30.3.2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në “Agim Kajmaku”, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e vetëdeklarimit”