Flash News

KRYESORE

Prokuroria kundër Gjykatës; apelon faljen e bashkëpunëtorit të Frrokut

Prokuroria kundër Gjykatës; apelon faljen e bashkëpunëtorit

Disa ditë pas vendimit të Gjykatës për shpalljen të pafajshëm të bashkëpunëtorit të ish deputetit Mark Frroku, Prokuroria e ka apeluar. Kristian Marinaj u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit, por Prokuroria nuk është e bindur me këtë vendim dhe kërkon që çështja të rigjykohet edhe njëherë në Apel.

Ndërkohë, sot është seanca e radhës për ish-deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku. Ish-deputeti, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.

Të fundit